Janë të pandalshëm në Champions League e Azisë, trajneri i Gwangju tregon si fitoi: Skema ishte t’i krijonim hapësirë Jasir Asanit

Jasir Asani është “flakë”! Futbollisti shqiptar po kalon një super formë te Gëangju, veçanërisht në Champions League e Azisë. Dy gola të tjerë ka realizuar Asani sot kundër JDT, në fitoren e pastër 3-1. Së bashku me Asanin, po fluturon edhe Gëangju që ka pikë të plota në 3 takimet e para.

Por si arriti të fitonte Gëangju sot kundër JDT? Skema ishte e thjeshtë, nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, mjafton pak hapësirë për Asanin. Këtë e ka pranuar edhe trajneri i Gëangju, Lee. “Ne nuk luajtëm aq mirë sa e kishim planifikuar. Vendosëm që të sulmonim me Asanin dhe ishin shumë momente kur Asanit i krijohet mundësia dhe ishte i lirë, por është turp që nuk u lidh më mirë situata. Më vjen keq që lojtarët tanë filluan të mbronin rezultatin kur ne ishim 2-0”, tha trajneri i Gëangju. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/