“Daku luajti me injeksione edhe në Kombëtare”, trajneri i Rubin Kazanit lë pushim Mirlindin: Nuk mund të luajë gjithmonë kështu

Mirlind Daku do të mungojë në ndeshjen e radhës te Rubin Kazani. Sulmuesi shqiptar do të qendrojë pushim në përballen kundër Akronit, të vlefshme për Kupën e Rusisë. Këtë fakt e ka pohuar vetë trajneri në konferencë për shtyp përpara gazetarëve. Rakimovi ka shpjeguar se Daku ka luajtur me injeksione gjëtë gjithë këtyre javëve, si në klub, ashtu edhe në Kombëtare. Për këtë arsye i nevojitet të rekuperohet nga lëndimi i tij.

“Mirlindi po trajtohet. Ne duhet të sigurohemi që ai të jetë i shëndetshëm. Ai nuk mund të luajë me injeksione gjatë gjithë kohës. E njëjta gjë po ndodhte tani në kombëtare. Kjo e nxjerr atë jashtë ekuilibrit psikologjik, sepse nëse dhimbja nuk largohet, atëherë gjithmonë filloni të nervozoheni. Duhet të bëjmë një pushim”, ka deklaruar Rashid Rakimovi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/