VIDEO/ Përdhosën flamurin shqiptar, tifozët e Shqipërisë përleshen me të Çekisë për të kthyer nderin në vend

Çekia ka fituar në shifrat 2-0 ndaj Shqipërisë në mbrëmjen e sotme. Një veprim i turpshëm ishte ai i tifozëve çek që përdhosën flamurin kuqezi. Flamuri ynë shihej i përmbysur, ndërsa pranë tij gjendej ai i Serbisë. Tifozët kuqezi kanë shkuar për t’u përplasur me tifozët çekë për të kthyer nderin në vend, ndërsa pamjet i gjeni më poshtë.