Shqipëria ka pësuar sot humbjen e dytë radhazi në Ligën e Kombeve. Republika Çeke ka përmbushur “hakmarrjen” ndaj kuqezinjve, pas asaj disfate 3-0 në “Air Albania” një vit më parë. Çekët kanë tundur rrjetën që në minutën e 3-të të takimit me anë të Chory-t, duke befasuar Kombëtaren tonë ende pa nisur mirë takimit.
Ndërkohë në minutën e 63-të ishte përsëri Chory ai që e ndali topin në rrjetë. Këtë herë goli erdhi pas një goditje me kokë nga futbollisti çek. Shqipëria u përpoq të reagonte pas golit të dytë të pësuar, po pa sukses. Pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit, rezultati tregonte ende 2-0. Ndeshja e radhës për kuqezinjtë është ajo e së hënës kundër Gjeorgjisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/