Shqipëria do të përballet sot në mbrëmje, duke nisur nga ora 20:45, me Republikën Çeke. Kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren në këtë transfertë të vështirë, ndërsa çekët janë të etur për hakmarrje. Ajo humbje 3-0 në “Air Albania” është ende e freskët për ta dhe sot janë të gatshëm për revansh.
Silvinjo ka publikuar 11 lojtarët me të cilët do të sfidojë Çekinë në Pragë. Qazim Laçi ka fituar vendin e titullarit në mesfushë, ndërsa në krahun e majtë do të luajë Bajrami. Së bashku me Asanin në krahun e djathtë të fushës do të përpiqen të ndihmojnë Mirlind Dakun në majën sulmit. Hysaj ka marrë në krahë shiritin e kapitenit në këtë përballje, ku do të ndajë repartin e mbrojtjes me Kumbullën, Ismajlin dhe Mitajn./Halit Delibashi-Sport Ekspres/