Lojtarët e Shqipërisë janë një formë fantastike këto kohë. Pak më parë kemi publikuar një shkrim ku tregojmë se për herë të parë në historinë e Kombëtares, 5 qendër mbrojtësat tanë janë në formën e jetës, pa iu futur reparteve të tjera. Gjimshiti, Ismajli, Mihaj, Kumbulla dhe Ajeti janë jo vetëm në super formë, por janë kthyer në lojtarët më të rëndësishëm të ekipeve të tyre.
Madje edhe ata lojtarë që janë në ekipe të “dorës së dytë”, për shkak të formës së tyre të mirë, aktualisht skuadra e tyre renditet mes 7 vendeve të para të elitës. A po vjen koha e Shqipërisë? Tani le të ndalemi pak te lista e Shqipërisë U-21 së Alban Bushit që u bë publike sot.
Atje gjendet pikësëpari Maldin Kacurri, lojtari që po grumbullohet cdo ndeshje me ekipin e parë të Arsenalit dhe e bëri debutimin e tij me topçinjtë. Për të vazhduar më tutje, Feta Fetai është kthyer njëkohësisht në lojtar titullar dhe të rëndësishëm të Lokomotivës së Zagrebit. Në listën e U-21 figuron edhe Adrian Bajrami, ky futbollist ishte së fundmi në stol në ekipin e parë të Benfikës në ndeshjen e Champions League kundër Atletico Madrid. Pa harruar këtu edhe Cristian Shpendi, që ndodhet në një formë të mirë dhe po shënon gola me Cesenan në Serinë B. Nëse do të ishim në të kaluarën, këta lojtarë jo vetëm që nuk do të gjendeshin te Shqipëria U-21, por sot do të kishin vendin e garantuar në formacion te Shqipëria A. /Sport Ekspres/