Me Marash Kumbullën kemi kujtime të këqija, Armando Broja mund të përfundojë në duart e…Jose Mourinho-s

Armando Broja do të kalonte nga Chelsea te Everton në fundin e merkatos së verës. Por për shkak dëmtimi, sulmuesi shqiptar nuk e ka bërë ende debutimin e tij që pritet të vijë pas periudhës së Kombëtares.

Ndërkohë Evertoni ka marrë disa rezultate negative dhe nisja e sezonit të ri e gjen në një pozitë shumë të keqe. Sipas mediave britanike, drejtuesit e Evertonit po kërkojnë që ta zëvendësojnë trajnerin Sean Dyche me Jose Mourinho-n.

Ky i fundit e pëlqen idenë e rikthimit në Premier League dhe marrëveshja mund të mbyllet brenda pak kohësh. Kështu Armando Broja do të përfundonte në duart e Jose Mourinho-s, por shqiptarët nuk kanë shumë kujtime të mira me këtë trajner sa i përket mënyrës sesi i trajton lojtarët tanë. Rasti i fundit ishte ai me Marash Kumbullën ku që pas ardhjes së portugezit, Kumbulla nuk e pa më veten të rëndësishëm te Roma përtej investimit dhe besimit të madh që kishin drejtuesit e klubit për të. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/