Ernest Muci e nisi si titullar takimin e sotëm mes Beshiktash dhe Frankfurt në Europa League, që përfundoi në shifrat 1-3. Sulmuesi shqiptar vinte pas një kohe shumë të vështirë, mungesë aktivizimi dhe kritika të mëdha në ato pak minuta që ka marrë te Beshiktashi.
Në pjesën e parë performanca e Mucit nuk ishte më e mira e mundshme, por në të dytën kishte një rritje të madhe në nivelin e tij, teksa trajneri e la në fushë për 90 minuta duke mos e ndërruar për herë të parë. Statistikat folën qartë për një performancë të mirë të Mucit i cili dha 36 pasime nga të cilat të 36 ishin të sakta, kreu 3 driblime të suksesshme nga 5 tentativa, dha 1 asist dhe kishte 53 prekje të topit.
Por kjo nuk mjaftoi që tifozët ta duartrokisnin, madje përkundrazi, e vërshellyen në disa momente. Faqja e Beshiktashit i ka dalë në mbrojtje Ernest Mucit dhe Ersin Destanoglu, dy lojtarë të vërshëllyer në stadium, teksa ka publikuar foton e tyre dhe shkruan: “Ne besojmë te ju, ne ju besojmë juve. E nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja”.
Këto vërshëllima nuk i kanë pëlqyer as trajnerit të Beshiktash, Giovanni Van Bronckhorst, që i ka dalë në mbrojtje lojtarëve të tij: “Nëse dikush mendon se nuk dhamë sot paraqitjen tonë më të mirë, se lojtarët tanë nuk dhanë sot paraqitjen e tyre më të mirë, këta njerëz nuk duhet të vijnë më në stadium. Është një situatë e pazakontë për mua, situatë e vështirë, lojtarët tanë jëanë brohoritur pasi dhanë gjithçka, ndiej emocione të çuditshme. Kishte disa sharje dhe reagime gjatë ndeshjes, unë nuk e kuptoj dhe dikush duhet të ma shpjegoj këtë pasi sot ne kemi bërë një nga ndeshjet më të mira”, tha trajneri. /Sport Ekspres/
Size inan?yoruz, size güveniyoruz. Yar?nlar bugünden güzel olacak! ? pic.twitter.com/l3Oc2sFGPv
— Be?ikta? JK (@Besiktas) October 3, 2024