Niset me Dinamo-Laçi dhe e gjithë vëmendja te Vllaznia-Elbasani, njihuni me ndeshjet e javës në Superiore

Java e 8-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të nisë të premten me ndeshjen Dinamo City – Laçi. Ky takimi do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 19:00.

Të shtunën do të zhvillohen dy sfida të tjera të javës së 8-të. Partizani do të përballet me Bylisin në “Arenën e Demave”, ndërsa Skënderbeu do të presë në Korçë Egnatian. Të dy takimet do të luhen në 19:00.

Java e 8-të e “Abissnet Superiore” do të ulë siparin të dielën. Në mbrëmje, në 19:00 do të luhen dy ndeshjen e fundit. Në stadiumin “Niko Dovana” Teuta do të përballet me Tiranën, ndërsa Vllaznia – AF Elbasani do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Të gjitha ndeshjet e kampionatit “Abissnet Superiore” do të transmetohen live në kanalet e RTSH.