“Lille fitoi dhe e keqja është që e meritoi”! I ka ikur situata nga duart, Anceloti: Kjo më shqetëson më shumë nga të gjitha…

Anceloti ka folur pas humbjes që Real Madrid ka marrë në transfertë ndaj Lille, 1-0. Lojtari më i mirë i këtij takimi do të shpallet shqiptari Edon Zhegrova. Trajneri i madrilenëve ka pranuar se sot është bërë një nga paraqitjet më të dobëta të ekipit të tij.

“Për fat të mirë, kjo nuk na ka ndodhur shpesh në muajt e fundit. Kundërshtari fitoi dhe e keqja është që e meritoi. Luajtën më mirë se ne, kishin më shumë dëshirë, ishte e vështirë për ne që të futeshim në intensitetin e lojës. Kishim një mundësi barazimi në fund, por nuk ia dolëm dot. Duhet të mësojmë të përmirësohemi. Kemi pak ide në sulm dhe jemi shumë të avashtë me topin. Ndeshjet mund të humben, por jo në këtë mënyrë, kjo më shqetëson më shumë”, tha Anceloti. /Sport Ekspres/