VIDEO/ Çmenduri e Juventusit, “zonja e vjetër” përmbysi Lajpcigun me 10 lojtarë

Lajpcig-Juventus ka ofruar emocione të forta për të gjithë sportdashësit. Një ndeshje që padyshim lojtarët dhe tifozët e skuadrës italiane do ta mbajnë mend gjatë. Sheshko ndëshkoi “zonjën e vjetër” në minutën e 30 të takimit, ndërsa barazimi u vendos nga Vlahoviçi në minutën e 50.

Por gjërat për Juventusin marrin për keq për Juventusin, teksa pas shikimit të pamjeve në VAR, arbitri ndëshkoi me karton të kuq portierin Di Gregorio. Gardiani i Juventusit preku topin me dorë jashtë zonës së tij, duke lënë kështu skuadrën me 10 lojtar. Fill pas ekzekutimit të goditjes së dënimit, Lajpcigu fitoi një 11 metërsh. Duglas Luizi preku topin me dorë në zonë dhe VAR-i tha sërish fjalën e tij.

Nga pika e bardhë e penalltisë ishte përsëri Sheshko ai që ndëshkoi Juventusin. Kur të gjithë prisnin humbjen e Juventusit, erdhi edhe reagimi. Tre minuta më vonë, Vlahoviçi i dërgoi përsëri shifrat në baraspeshë. Ndërkohë, në minutën e 82-të, Konseiçao nxorri jashtë loje mbrojtësin e skuadrës gjermane dhe e dërgoi topin në rrjetë. Festë e çmendur për të gjithë juventinët, teksa “zonja e vjetër” përmbysi sfidën me 10 lojtarë dhe mori 3 pikët e radhës në Ligën e Kampionëve./Halit DelibashiSport Ekspres/