Do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të karrierës, Zhegrova është titullar përballë yjeve të Realit të Madridit

Edon Zhegrova do të luajë sot ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij deri më tani. Duke nisur nga ora 21:00 Lila do të sfidojë Realin e Madridit në Ligën e Kampionëve. Trajnerët kanë përzgjedhur formacionet e tyre për këtë sfidë, të cilat i kanë bërë publike përpara fillimit të lojës.

Në 11-shen e Lilës nuk ka si të mungojë emri i Edon Zhegrovës. Sulmuesi shqiptar do të jetë në fushë nga minuta e parë kundër yjeve të Realit të Madridit. Një shans i artë që vjen rrallë në karrierë, që i jep mundësinë të shpalosë aftësitë e tij në majën e futbollit europian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/