U turpërua nga Dortmundi me shifrat 7-1, trajneri: Ky ishte niveli më i lartë i futbollit, na mundi një ekip shumë herë më i mirë

Celtic-u u largua me turp nga Dortmundi, teksa u mposht me rezultatin e thellë 7-1 nga ekipi gjerman. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i gjigantëve skocezë ka thënë për “TNT Sports” se ndihet i zhgënjyer nga kjo paraqitje e skuadrës së tij. Rodgers-i ka theksuar se ky është niveli më i lartë i futbollit, ku ekipi i tij u ndëshkua për çdo gabim që kreu gjatë lojës.

“Jemi shumë të zhgënjyer me rezultatin dhe me performancën. Nuk mendoj se jam përfshirë ndonjëherë në një lojë kur për çdo gabim që bën, ndëshkohesh. Ky ishte niveli sot. Ky është niveli më i lartë i futbollit modern dhe për këtë u ndëshkuam. Qartësisht u mundëm nga një ekip shumë herë më i mirë”, ka deklaruar Brendan Rodgers./Halit Delibashi-Sport Ekspres/