Shënuan 5 gola që në pjesën e parë, Dortmundi krenohet në rrjetet sociale: Kjo ishte çmenduri

Borusia e Dortmundit është duke udhëhequr me shifrat e thella 5-1 përballë Selltikut. Gjermanët po tregohen të pamëshirshëm në “Signal Iduna Park”, ku po argëtojnë më së miri tifozët e pranishëm në stadium.

Vetë klubi verdhezi është krenuar me këtë fakt në faqen e vetë zyrtare në “Twitter”. “Kjo ishte një çmenduri”, ka shkruar klubi Borusia Dortmund bashkëngjitur rezultatit që prodhoi pjesa e parë e lojës. Skuadrat do të luajnë edhe të paktën 45 minuta të tjera në këtë përballje të vlefshme për javën e dytë të Ligës së Kampionëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/