VIDEO/ Ua tha hapur se këtu luan si te Shqipëria, Jasir Asani i jep fitoren Gwangju në Championa Leaguen e Azisë

Jasir Asanin e ndez niveli i lartë i futbollit dhe jo ndeshjet rutinore. Në ndeshjen e parë të Champions League të Azisë, Asani shënoi tre gola dhe dhuroi një asist.

I pyetur nga gazetarët, Asani tregoi se kur përfaqëson një vend në arenën europiane si në rastin e Shqipërisë, ndizet më shumë.

Kështu ndodhi edhe sot, teksa Gwangju fitoi në transfertë ndaj Kawaski, 0-1. Goli i vetëm në ndeshjen e dytë të Championsin e Azisë e shënoi Asani në minutën e 21 nga penalltia. Jasiri goditi saktë në qendër dhe më pas festoi me shqiponjë. Ky lojtar është aktualisht golashënuesi më i mirë i turneut me 4 gola dhe 1 asist në 2 ndeshjet e para. /Sport Ekspres/