Beshiktashi ka marrë sot një fitore 0-3 në transfertën kundër Kajserisporit. Një meritë të madhe në këtë 3-pikësh ka edhe Milot Rashica. Anësori shqiptar fitoi një 11 metërsh në pjesën e dytë të lojës, i cili më pas u shndërrua në gol nga Çiro Imobile në minutën e 76 të takimit.
Ndërkohë, në minutën e 91-të Rashica ktheu sërish prozhektorët nga vetja me asistin e përkryer që dha për Imobilen. Topi shkoi si me telekomandë te sulmuesi italian, i cili vulosi shifrat në 0-3 me golin e shënuar me kokë. Titullar në këtë përballje ishte edhe Ernest Muçi, i cili u zëvendësua në minutën e 65 të ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
CIRO IMMOBILE WITH A GREAT HEADER FOR THE BRACE!!!
MILOT RASHICA WITH A UNBELIEVABLE ASSIST!!! pic.twitter.com/1gpHfPDuhC— Itsbn007 (@Itsbn007) September 30, 2024
Rashica yerde kald?. Be?ikta? penalt? kazand?. #KYSvBJK
Sizce karar do?ru mu?— Süper Lig Gol ve Yay?n (@slfullmatchlive) September 30, 2024