Luhatje në këtë sezon, trajneri i Interit: E kam thënë gjithmonë, të përsëritësh suksesin është më e vështirë se të fitosh

Trajneri i Interit, Inzagi, ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes që Interi do të ketë në Champions League me Crevena Zvezdën. Inzagi është ndalur te luhatjet që kanë zikaltërit në këtë sezon sa i përket rezultateve, teksa ajo që dhemb më shumë është padyshim humbja në derbi me Milanin.

“E kam thënë gjithmonë, të fitosh është e vështirë, por të përsëritësh suksesin, është akoma edhe më e vështirë. Djemtë janë duke punuar shumë mirë, tani na mungon vetëm vazhdimësia që kishim vitin e shkuar. Duhet të stërvitemi për këtë pjesë. Në fillimin e këtij sezoni të gjithë kanë pasur vështirësi, luajtëm shumë mirë edhe ndaj Udinezes, por pësuam dy gola. Kemi bërë analizën e tyre dhe nuk bëhet fjalë për të folur vetëm me mbrojtësit, por me gjithë skuadrën”, tha Inzaghi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/