Ftesat janë dërguar, ja se kur do të publikohet lista e Shqipërisë për ndeshjet e tetorit

Shqipëria do të rikthehet që të luajë dy takimet e radhës në Ligën e Kombeve në muajin tetor. Kuqezinjtë i presin dy transferta radhazi, fillimisht me Çekinë dhe më pas me Gjeorgjinë.

Por kur do të publikohet lista e Kombëtares? Sipas informacioneve që ka Sport Ekspres, lista do të publikohet ditën e premte. Mbetet të shihet nëse do të ketë befasi të reja, gjithçka do t’i lihet kohës. /Sport Ekspres/