Ferguson është i bindur që Ronaldo është lojtari më i mirë në botë: Mund të luajë me Milwall ose QPR, Mesi nuk mundet dot

Pavarësisht se as Cristiano Ronaldo dhe as Lionel Messi prej kohësh nuk janë në kulmin e karrierës së tyre, debati global se kush është më i miri nga të dy nuk ndalet. Gjithmonë do të ketë nga ata që e duan Ronaldon më shumë se Messin dhe anasjelltas. Dhe kush është më i mirë? Sir Alex Ferguson beson se në fund të fundit është Cristiano Ronaldo dhe ai shpjegoi pse.

“Njerëzit thonë se kush është lojtari më i mirë në botë? Dhe shumë njerëz me të drejtë thonë Messi, sepse nuk mund të debatosh me këtë, por Ronaldo mund të luajë për Millëall, QPR ose Doncaster Rovers, për këdo dhe të shënojë, gjë që Messi nuk mund ta bëjë”, tha Ferguson. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/