VIDEO/ Xhaka jep asist, dy gola spektakolarë vendosin super sfidën Bajern Mynih-Leverkusen

Nuk ka fitues në “Alianc Arena”. Super sfida e kampionatit gjerman mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusenit ka përfunduar me shifrat e barabarta 1-1. Ishin dy gola spektakolarë ata që vendosën fatin e këtij dueli.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Leverkuseni në minutën e 31-të. Xhaka dha pasimin e fundit për Andrishin, i cili me një goditje mjaft të bukur jashtë zone e dërgoi topin në rrjetë. Por vetëm 8 minuta më vonë ishte Pavloviçi ai që ktheu sërish baraspeshën. Një goditje spektakolare nga distanca shkundi rrjetën e kampionëve në fuqi të Bundesligës, duke bërë që të dyja skuadrat të merrnin në fund nga një pikë nga ky takim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/