Totenhemi mposhti pastër me shifrat 3-0 Karabagun mbrëmjen e djeshme. Pavarësisht faktit se Spërsat luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 9, azerët nuk mundën të përfitonin dot nga epërsia numerike. Trajneri i skuadrës ku bën pjesë edhe Redon Xhixha, ka deklaruar pas ndeshjes se një faktor të madh luajti edhe mbërritja me vonesë e ekipit në stadium për shkak të qendrimit për afërsisht dy orë e gjysmë në trafik. Ndeshja nisi 30 minuta me vonesë dhe lojtarët e klubit azer hynë në fushë pa marrë kohën e tyre të nevojshme.
“Përfytyrojeni të ngecni në trafik për dy orë e gjysmë. Nuk dua të gjej justifikime, por kjo nuk duhet të kishte ndodhur. Na duhej të vinim vetë, nuk kishte polici që të na shoqëronte. Dukshëm pati një ndikim të madh te futbollistët tanë. Por kjo nuk i heq asnjë meritë kundërshtarit tonë. Atë janë një ekip i mirë. Sapo mbërritëm (në stadium), na thënë që për 14 minuta duhet të fillonim. Nuk ishim gati dhe të përgatitur ashtu siç duhet. Por këto janë gjëra që ndodhin”, ka thënë Gurban Gurbanovi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/