Nedim Bajrami duket një lojtar i bekuar për të shkruar histori. Përtej aftësive, ndonjëherë edhe fat të gjendesh në momentin dhe kohën e duhur. Sidomos nëse bëhet fjalë për vetëm 55 sekonda apo 23 sekonda si me Italinë. Te Rangers e pritën me shumë gëzim Bajramin, veçanërisht pasi panë se ky lojtar kishte realizuar golin më të shpejtë në historinë e Europianit. Por Rangersi dhe Kombëtarja janë histori të tjera.
Si mund t’i futej Bajrami në zemër tifozëve të Rangers? Mënyrën e gjeti sot! Vetëm 55 sekonda nga ndeshja Malmo-Rangers dhe Nedim Bajrami dërgon topin në rrjetë në ndeshjen e vlefshme për Europa League. Menjëherë pas saj nisi edhe fluturimi me shqiponjë, si për të treguar origjinën e tij. Kjo ishte hera e parë që një lojtar i Rangers shënon pa u mbushur minuti në një ndeshje të rëndësishme të Europës që nga shtatori i 1998, me rekordin e mbajtur nga Genaro Gattuso. Me këtë gol të shënuar, Bajrami ka rrëmbyer zemra e tifozëve të Rangers menjëherë, duke debutuar me gol në Europa League, madje me një gol historik./Sport Ekspres/