Cristiano Ronaldo vazhdon të shënojë gola në Arabinë Saudite. Pavarësisht moshës që tani punon kundër tij, portugezi nuk ka ndërmend të lërë futbollin dhe do të tëntojë sërish Botërorin, trofeu i vetëm që i mungon.
Ndërkohë Antonio Cassano i njohur për qëndrimet e tij kontroverse ka shfaqur gjithë antipatinë për portugezin. “Ronaldo nuk di të luajë futboll. Ai mund të shënojë edhe 3000 gola, por Higuain, Aguero, Lewandowski, Benzema, Ibrahimovic dhe Suarez dinin të lidhnin lojën e ekipit. Ata dinë shumë gjëra, ndryshe nga Ronaldo që kishte vetëm një qëllim, të shënonte”, tha Cassano. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/