“Asllani nuk është Çalhanoglu”, ish-lojtari i Interit komenton derbin: Kristianit i mungon aftësia për të ndërtuar

Interi u mposht mbrëmjen e djeshme nga Milani me shifrat 2-1. Një derbi emocionues, i cili u vendos nga goli i Gabias në minutën e 89. Ish-lojtari i Interit, Masimo Paganin, ka dhënë mendimet e tij në lidhje me këtë derbi përmes një interviste të dhënë për “Tuttomercatoweb”-in. I pyetur për fakin se zikaltrit nuk u dalluan më në fushë pas largimit të Çalanhoglusë, Paganini është përgjigjur se Asllani nuk ka të njëjtin nivel me Çalhanoglunë.

“Asllani nuk është Çalhanoglu. I mungon ajo aftësi për të ndërtuar përpara mbrojtjes. Mkitariani ka karakteristika të ndryshme nga Fratezi. Ky i fundit është një shkatërrues, jo një ndërtues. Sigurisht që Interi humbi diçka në mënyrën e të nisurit të aksionit nga poshtë. Kjo u përkhtye në vështirësi sulmuese, por deri tani Inzagi ka bërë gjithmonë atë që duhej dhr rezultatet kanë ardhur”, ka thënë ndër të tjera Masimo Paganini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/