VIDEO/ Penalltia e dhënë për ndërhyrjen ndaj Endrick, tifozët e Barcelonës të irrituar: Vetëm Real Madrid i jepen këto 11 metërsha

Real Madridi e mposhti Espanyolin me rezultat 4-1 në ndeshjen e kampionatit dhe fitoren e përmbylli Kylian Mbappe nga penalltia. Braziliani Endrick fitoi penalltinë, por sipas shumë njerëzve, arbitri bëri një gabim të madh, sepse faulli ishte jashtë zonës së penalltisë. Vendimi i arbitrit shkaktoi shumë komente, sidomos nga tifozët e Barcelonës.

Endrick është vetëm 18 vjeç, por ka treguar se çfarë makinerie fizike është. Ai kaloi mbrojtësin kundërshtar Carlos Romero, i cili e tërhoqi zvarrë pothuajse nga flamuri i këndit, por nuk mundi ta ndalonte. Në fund, braziliani u rrëzua afër zonës së rreptësisë. Arbitri menjëherë tregoi pikën e bardhë dhe tifozët e Barcelonës sigurisht janë tërbuar dhe e konsiderojnë këtë si provë se vendimet merren në favor të Realit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/