Bajerni i Mynihut është i uritur për trofe, shënon 20 gola në 3 ndeshjet e fundit

Sezoni i shkuar shkoi si rrallë herë në historinë e Bajernit të Mynihut. Një klub që në Gjermani është mësuar të fitojë gjithça, edicionin e shkuar nuk arriti të fitonte asgjë. Një situatë e papranueshme për një klub si Bajerni, që këtë sezon të ri duket më i uritur se kurrë për trofe.

Bavarezët po tregohën të pamëshirshëm në fushën e lojës, si në Ligën e Kampionëve, ashtu edhe në Bundesligë. Në dy ndeshjet e fundit të zhvilluar, skuadra gjermane ka shënuar plot 14 gola dhe ka pësuar vetëm 2. Pas fitores 1-6 kundër Holshtajn Kilit në Bundesligë dhe asaj 9-2 kundër Dinamos së Zagrebit në Ligën e Kampionëve, Bajerni ka marrë një tjetër fitore tenistike. Ekipi më i trofeshëm në Gjermani ka mposhtur sot me rezultatin e thellë 0-5 Verderin. Kundërshtari i radhës për Bajernin e Mynihut do të jetë kampioni në fuqi, Bajer Leverkuseni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/