“Vinin vonë në stërvitje dhe për drekën”! Gatusso zbulon se çfarë ndodhte te Milani: Nuk i kam parë ato gjëra kurrë në jetë për 13 vite

Gennaro Gattuso mund të mos jetë një trajner aq i mirë për sa i përket formimit taktik, por kur bëhet fjalë për disiplinën në dhomat e zhveshjes, vështirë se ndonjë trajner tjetër mund të ndjek të njëjtin stil. Mesfushori legjendar e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Milano, ku bashkëlojtarët e tij ishin emra si Paolo Maldini, Alessandro Nesta, Andrea Pirlo, Zlatan Ibrahimovi? dhe shumë të tjerë. Gatusso ishte për një kohë trajner i Milanit dhe kur u largua nga pankina e kuqezinjve, zbuloi se çfarë e shqetësonte dhe diçka që nuk e lejon më në klubet që drejton.

“Nuk ndihesha më rehat në dhomën e zhveshjes që dikur ishte e shenjtë, ishte forca e klubit, me shumë shtylla që mbanin kulturën dhe stilin e Milanit. Më pas pata probleme me sytë dhe ngaqë u sëmura nuk mund të isha gjithmonë prezent, por sëmundja më bëri t’i shikoja gjërat nga ana tjetër. Në dy-tre muajt e fundit në stolin e Milanit, kam vënë re gjëra që nuk i kam parë kurrë në 13 vjet. Kur dreka ishte në orën 13:00, disa vonoheshin 15 minuta. Ose kur stërvitja ishte në 09:30, shumë vinin më vonë dhe askush nuk thoshte asgjë.

Unë kam ardhur 45 minuta më parë, ndoshta për të bërë ushtrime apo thjesht për të pirë kafe në qetësi, sipas kulturës së përftuar nga eksperienca shumëvjeçare dhe e transmetuar nga profesionistë të vërtetë, me një mentalitet kushtuar sakrificës dhe përulësisë, pra mentalitet fitues. Me pak fjalë, ka pasur mosbindje ndaj rregullave dhe askush nuk ka thënë asgjë dhe unë nuk mund t’i anashkaloj këto gjëra”, shtoi italiani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/