Ka përfunduar java e 5-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, që uli siparin mbrëmjen e djeshme me dy takimet e fundit, Tirana – AF Elbasani dhe Dinamo City – Skënderbeu.
Në “Air Albania” ndeshja Tirana – AF Elbasani u mbyll në barazim me rezultatin 1-1. Dinamo City triumfoi në “Elbasan Arena” ndaj Skënderbeut me rezultatin 2-1.
Po dje, u zhvillua edhe sfida Laçi – Partizani që u mbyll në barazim me rezultatin 1-1.
Të dielën fituan në takimet e tyre Egnatia dhe Vllaznia. Rrogozhinasit triumfuan në shtëpi ndaj Bylisit me rezultatin e thellë 4-0, ndërsa shkodranët fituan në “Niko Dovana” ndaj Teutës 2-1.