VIDEO/ Partizanit i ikën një tjetër fitore nga duart, Ballhysa shënon golin që vlen pikë për Laçin

Një tjetër fitore i ka ikur nga duart Partizanit të Veselinovic. Pas asaj ndeshje dramatike kundër Dinamos, të kuqtë kanë përsëritur të njëjtën panoramë, duke e vendosur ndeshjen në minutat e fundit.

Në të 80, Zeka do të shënonte golin e avantazhit për Partizanin, duke mos gabuar në zonën kundërshtare.  Vetëm gjashtë minuta më vonë, Ballhysa do të sillte baraspeshën duke shfrytëzuar më së miri pasimin e ardhur nga e majta. Në fund, Laci merr një pikë, ndërsa Partizani largohet me një shije më të hidhur pasi ishte pranë fitores. /Sport Ekspres/