Cristiano Ronaldo vazhdon të vendosë rekorde, pavarësisht moshës së tij. Ylli portugez tashmë ka regjistruar mbi 900 gola në karrierën e tij si futbollist. Një shifër vërtetë mbresëlënëse, e cila do të jetë e vështirë për t’u thyer nga dikush në të ardhmen.
Klubi ku ai aktualisht luan, vendosi ta nderonte mbërmjen e sotme për kërë sukses të jashtëzakonshëm në karrierë. Tifozët e Al Nassr-it kishin përgatitur një koreografi mjaft të bukur për 5 herë fituesin e Topit të Artë. “Vetëm heronjtë e arrijnë lavdinë”, shkruhej në banerin e shpalosur prej tyre, ndërsa pjesë e koreografisë ishte edhe portreti i Ronaldos me mbishkrimin: “900 gola”.
Ndërkaq, vetë sulmuesi portugez mbajti në duar një fanellë të Al Nassr-it. Në pjesën e pasme të saj shkruhej: “GOAT (më i miri i të gjitha kohërave) 900 gola”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Over 900 reasons to celebrate: the GOAT is home ?? pic.twitter.com/8nJvAFEb7v
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) September 13, 2024