Java e katërt e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll mbrëmjen e djeshme me dy sfidat e fundit, Partizani – Dinamo City dhe AF Elbasani – Laçi. Në “Arenën e Demave” ndeshja Partizani – Dinamo City përfundoi në barazim me rezultatin 2-2. AF Elbasani u rikthye te fitorja pasi mposhti në shtëpi Laçin me rezultatin minimal 1-0.
Të mërkurën u luajtën edhe tre takimet e tjera të javës së katërt. Në stadiumin “Adush Muça” takimi Bylis – Tirana u mbyll në barazim 2-2. Vllaznia mundi në stadiumin “Loro Boriçi” Egnatian me rezultatin 3-1. Teuta u rikthye te fitorja pasi mposhti Skënderbeun në Korçë me rezultatin 3-2.