Luis Hasa është një emër i lakuar jo pak në tregun e transferimeve në Itali. Lojtari 21-vjeçar nuk ka rinovuar me Juventusin dhe është pranë largimit nga bardhezinjtë. Veprimi i fundit i klubit është një shenjë se Hasa mund të jetë një hap larg ekipit të ri.
Juventusi ka zhvilluar sot një takim miqësor me Juventus Next Gen (Juventu B), në të cilin u vu re mungesa e mesfushorit shqiptar. Ky i fundit nuk gjendej në listën e asnjë prej ekipeve, çka nënkupton edhe largimin nga klubi torinez. Kujtojmë se Palermo është e gatshme të paguajë 4 milionë euro për kartonin e mesfushorit, i cili do të jetë një përforcim i rëndësishëm për siçilianër në garën për t’u ngjitur në Serinë A.
Ndërkohë, vlen të theksohet se së shpejti Luis Hasa mund të ndërrojë Kombëtaren e tij. Ai pritet të lërë Italinë për të veshur fanellën kuqezi të Shqipërisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/