Klaus Gjasula zgjidhi të rinovonte kontratën e tij me Darmshtadtin këtë verë. Pavarësisht se klubi gjerman ra në Bundesligën 2, mesfushori shqiptar vendosi t’i qendronte besnik. Besnikëria e tij është shpërblyer nga stafi teknik.
Klaus Gjasula është graduar kapiten i skuadrës. Darmshtadti ka luajtur sot ndeshjen e parë të sezonit 2024/25 dhe lojtari i Kombëtares shqiptare hyri në fushë me shiritin e kapitenit në krahë. Gjasula gjithnjë është dalluar si një lider në çdo skuadër ku ka qenë pjesë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/