Ballkani, Drita dhe Deçiçi siguruan mbrëmjen e djeshme kalimin në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, ndërsa Struga nuk mundi dot të eliminonte Pjunikun e Jerevanit. Tre skuadrat e kualifikuara në tej kanë njohur tashmë edhe kundërshtarët që do të kenë përballë. Ballkani do të luajë kundër kampionëve të Irlandës së Veriut, Larnes. Një rival të cilin e njeh mjaft mirë, pasi jo më larg se një vit më parë i eliminoi nga po i njëjti kompeticion me rezultatin e thellë 7-1.
Ndërkohë Deçiçi do të masë forcat me Helsinkin, fituesin në fuqi të kampionatit finalndez. Sa i përket Dritës, ekipi nga Kosova do të luajë kundër Auda-s. Një skuadër e kampionatit letonez, që është e një mision mëse i mundur për Dritën. Momentalisht Auda gjendet në vendin e 5 në kampionat pas 24 javëve të zhvilluara, ndërsa vitin e shkuar përfunduan në vendin e 3-të në tabelën e renditjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/