Malisheva ka regjistruar sot fitoren e parë të një klubi shqiptar në Ligën e Konferencës për këtë sezon. Skuadra nga Kosova ka fituar ndeshjen e parë të turit të parë në Ligën e Konferencës, të cilën e luajti në shtëpi. Malisheva ka mposhtur Buduçnostin e Podgoricës me rezultatin minimal 1-0.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 67. Kjo përballje u vendos nga Etnik Brruti, i cili realizoi një gol spektakolar nga distanca. Ndeshja e kthimit do të luhet në Mal të Zi javën e ardhshme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Etnik Brruti (20 / CM) with a very beautiful goal against Boducnost today.
The Kosovan talent factory! ???? pic.twitter.com/slq3SDxqlk
— Albanian Football Scout ?? (@FootballAlbXI) July 11, 2024