Zyrtare/ Bylisi rikthehet në Superiore me një trajner kampion, i beson drejtimin e skuadrës një njohjeje të vjetër

Bylisi ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri. Klubi mallakastriot ka vendosur t’i besojë drejtimin e skuadrës një trajneri kampion, Emanuel Egbosë. Ky i fundit është një njohje e vjetër e bardhekuqve. Për vite me radhë nigeriani ka mbrojtur portën e Bylisit. Kujtojmë se Egbo më parë në karrierën e tij ka drejtuar Tiranën, të cilën e shpalli kampione të Shqipërisë, ndërsa së fundmi ishte në krye të stolit të Prishtinës në Kosovë.

“Emanuel Egbo rikthehet në familje! FK Bylis zyrtarizon trajnerin e ri për Superioren, të mirënjohurin Emanuel Egbo, që ka qenë pjesë e familjes bardhekuqe si portier dhe trajner”, ka njoftuar klubi Bylis përmes faqes zyrtare në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/