Kampionati i Maqedonisë së Veriut ka ulur siparin ditën e sotme. Trofeu i kampionit ka shkuar përsëri në duart e Strugës. Këta të fundit e mbyllën kampionatin me pikë të barabarta me Shkëndijën, por avantazhi në përballjet e drejtërdrejta mes tyre e dërgoi titullin në Strugë. Ky është i dyti sezon radhazi kur skuadra shqiptare shpallet kampione në Maqedoninë e Veriut.
Meritë kryesore në këtë sukses ka edhe Shpëtim Duro. Pas titullit të fituar në sezonin e shkuar, trajneri shqiptar e dërgoi Strugën drejt të dytit sukses radhazi. Duro u largua nga stoli i struganëve vetëm tre javë përpara fundit të kampionatit, kur ekipi ishte me pikë të barabarta me Shkëndijën dhe Shkupin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/