Olimpiakosi janë befasia e Europës. Skuadra greke ka mbërritur në finale të Ligës së Konferencës, e cila do të luhet më 29 maj në Athinë. Ekipi nga Pireu ka mposhtur sot Aston Vilën me rezultatin 2-0, duke e çuar në 6-2 rezultatin e përgjithshëm në të dy takimet gjysmëfinale.
Një 30-vjeçar ishte makthi i klubit anglez në këto dy sfida. Bëhet fjalë për El Kabiun. Marokeni shkundi rrjetën sot në minutën e 11 dhe në të 81-të, ndërsa në ballafaqimin e parë mes skuadrave e dërgoi topin përtej vijës fatale tre herë të tjera. Sulmuesi i Olimpiakosit mban e autorësinë e 5 prej 6 golave të shënuar nga bardhekuqtë e Greqisë. Klubi helen do të përballet në finale të Ligës së Konferencës me skuadrën e Fiorentinës, e cila është kampionia në fuqi e këtij trofeu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/