Paulo Fonseka befasoi Edon Zhegrovën në minutën e 75 të takimit. Trajneri i Lilës vendosi ta nxirrte nga loja, megjithëse e kishte ativizuar si zëvendësues në minutën e 26. I pyetur pas përfundimit të ndeshjes kundër Lionit në lidhje me këtë temë, Fonseka ka shpjeguar arsyen e vetme për të cilën e zëvendësoi Edon Zhegrovën.
Ai sqaroi se ekipit i ra dëshira për të sulmuar pas avantazhit 2-0. Për këtë arsye, futi në lojë një lojtar me aftësi mbrojtëse. Një zgjedhje për të cilën pendohet pasi Lioni përmbysi shifrat në 3-4 në minutën e 92-të të takimit.
“Në pjesën e dytë skuadra nuk donte të luante. Kështu që kishim nevojë për lojtarë që mbronin dhe Edoni nuk është ai lloj lojtari. Tani, më duhet ta them që nuk ishte zgjedhja e duhur”, ka deklaruar Paulo Fonseka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/