Jadon Sancho ka zhvilluar një tjetër ndeshje spektakolare në Champions League. Futbollisti i Dortmundi realizoi 11 driblime në ndeshjen e sotme kundër PSG, të fituar me shifrat 1-0. Ishte praktikisht ylli i këtij takimi, duke lënë jo pak gjurmë në suksesin e Dortmundit.
Megjithatë Sancho nuk la në hije vetëm yjet e PSG, por edhe të Europës. Kjo pasi Sancho realizoi 11 driblime të suksesshme në 90 minuta dhe asnjë lojtar tjetër në këtë sezon nuk e ka arritur një statistikë të tillë në Champions League. /Sport Ekspres/