“Nuk do lëmë asnjë top të na ikë, i sigurt që shkojmë në finale”, Luis Enrike: Në Paris do të jenë 50 mijë tifozë

Humbja 1-0 në Dortmund nuk i zbeh shpresat për Luis Enriken. Ky i fundi ka thënë për mediat pas përfundimit të ndeshjes se është i sigurt që do të shkojë në finale të Ligës së Kampionëve. Ai ka vlerësuar së tepërmi tifozërinë e PSG-së që ishte e pranishme në Dortmund.

“A kam shpresa për kualifikimin? Jam i sigurt. Ne do të luajmë në shtëpi me një skenar të ndryshëm. Do të jetë hera e parë për ne që të përmbysim ndeshjen në shtëpi në këtë seso. Nuk na ka mbetur më gjë për të humbur dhe do ta marrrim rezultatin. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, sidomos nga 3000 tifozë. Ndeshja e kthimit do të jetë ndryshe.

3 mijë tifozët nuk ndaluan asnjë moment së kënduari përgjatë lojës. Do të jenë 50 mijë në Paris. Kurrë nuk do të lëmë një top të na ikë. Do ta arrijmë këtë finale. Objektivi ynë është që t’i bëjmë (ata) krenaë për ne”,a deklaruar Luis Enrike./Halit Delibashi-Sport Ekspres/