Një lexues profesionist i buzëve pretendon se e di se çfarë i tha Mohamed Salah Jurgen Klopp-it gjatë përplasjes së tyre në barazimin e Liverpool-it me Ëest Ham-in. Pas ndeshjes, Klopp tha se për të tashmë gjithçka është çështje e së shkuarës dhe se ka folur me Salah në dhomën e zhveshjes, por nuk ka dashur të zbulojë asgjë më shumë se kaq.
Nga ana tjetër, teksa kalonte pranë gazetarëve, Salah bëri një koment të shkurtër: “Nëse flas tani do të ketë zjarr”, ishin fjalët e Salah. Lexuesi profesionist i buzëve Joh Cassidy pretendon se e ka kuptuar se çfarë i thoshte Salah Klopp. Në momentin kur Klopp donte t’i jepte motivimin e fundit para se Salah të futej në fushën e blertë, futbollisti iu kthye:
“Unë nuk mund të bëj asgjë tani”, tha Salah, sipas asaj që pretendon Cassidy. Klopp nuk i pëlqeu përgjigja e Salah dhe u kthye, duke irrituar lojtarin me lëvizjet e tij. E gjithë kjo e mërziti Salah, i cili filloi t’i bërtasë Klopp-it: “Po, do ta bëj, do të marr një karton të kuq, pas shtatë vjetësh, pas shtatë vjetësh”, ka thënë Salah. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/