PSG-ja ka marrë sot një dhuratë të bukur nga Lioni. Këta të fundit mposhtën me shifrat 3-2 Monakon, duke i siguruar matematikisht titullin kampion parisienëve. Ekipi i drejtuar nga Luis Enrike ka festuar sot titullin e 12 në historinë e tij, më shumë se çdo ekip tjetër në Francë.
Një sukses i jashtëzakonshëm për klubin francez, i cili deri në vitin 2012 numëronte vetëm dy tituj kampion. Por paratë e investuara nga Investimet e Katarit për sportin dhanë efektin e tyre. Al Kelaifi erdhi në krye të bordit drejtues të klubit parisien në verën e vitit 2011 dhe prej atëherë ndryshoi historinë e futbollit francez. Në 13 vitet e tij në krye të PSG-së, plot 10 tituj kampion i janë shtuar kabinetit të trofeve, duke e shndërruar këtë klub në një superfuqi të pakapmshme në Ligën 1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/