Një mbrëmje e gjitha për t’u harruar për tifozët e Barcelonës e sidomos për Xavi Hernandezin. Trajneri i katalanasve e ka humbur toruan mbrëmjen e sotme, teksa skuadra e tij gjendej me 10 lojtarë dhe po humbiste nga PSG-së. Xavi nuk i ka kontrolluar nervat e tij dhe në një çast ka shkelmuar posterat e reklamave të Champions League-s.
Tekniku 44-vjeçar ka shfryrë ndaj arbitrit të ndeshjes, i cili nuk e ka kursyer aspak. Gjyqtari i çerekfinales së sotme i ka treguar Xavi-t kartonin e kuq. Ky ishte i 4-ti karton i kuq për Xavi-n. Një statistikë mjaft negative, teksa në një sezon si trajner është ndëshkuar me karton të kuq më shumë se në 20 vite karrierë si futbollist./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Xavi has been sent off after losing his head?? pic.twitter.com/COQgBIskpx
— The 44 ?? (@The_Forty_Four) April 16, 2024