Arsenali përballet mbrëmjen e nesërme në Mynih kundër Bajernit për të vendosur se cili prej ekipeve do të kualifikohet për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Arteta ka folur për mediat në prag të këtij takimit, ku nuk ka nguruar të përgëzojë rivalët e bavarezëve, Leverkusenin, për titullin kampion. Trajneri i Arsenalit ka uruar mikun e tij Ksabi Alonson, si dhe Granit Xhakën për suksesin historik që arritën në Bundesligë.
“Pikë së pari shumë urime Ksavit dhe Granitit, sepse ai gjithashtu ishte lojtari jonë. Jam shumë i lumtur për ta. Më ka bërë shumë përshtypje ajo çfarë ata kanë bërë. E përgëzoj sepse jemi miq të mirë”, ka thënë Mikel Arteta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/