Edon Zhegrova po dëshmon nga java në javë formën e jashtëzakonshme që po gëzon këtë sezon. Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer edhe mbrëmjen e sotme në fitoren 3-1 të Lilës kundër Marsejës. Megjithëse nuk arriti të shtonte emrin e tij në listën e golashënuesëve, Zehgrova flirtoi me golin në minutën e 56 të takimit.
Shifrat ishin 1-0 në favor të Lilës, kur lojtari nga Kosova provoi të dyfishonte rezultatin. Ai hyri drejt qendrës dhe lëshoi të majtën e tij. Goditja e Zhegrovës la të shtangur portierin e Marsejës, por fatkeqësisht topi tronditi traun e portës. Pak centimetra e ndanë yllin e Lilës nga një prej golave më të bukur të sezonit në Francë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/