Është duke u zhvilluar derbi mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, i cili po luhet në Etihad në kuadër të Premier League dhe ndeshja po vazhdon në shifrat 0-0. Sigurisht që vendasit janë favorit ndaj çdo skuadre në botë kur luajnë në Etihad, por e kanë të qartë se sot do të kenë një detyrë të vështirë.
Arsenali po luan shumë i disiplinuar dhe kërkon të dalë me pikë nga kjo transfertë. Një situatë mjaft interesante ka ndodhur në minutën e 15-të kur Manchester City ishte në kundërsulm të drejtuar nga lojtari kroat Joshko Guardiol. Pas tij ishte Bukayo Saka, lojtar të cilin anglezët e konsiderojnë si lojtarin më të mirë për momentin dhe Guardiol e dërgoi në djall me një lëvizje. /Sport Ekspres/
They called Gvardiol a flop now he put their most hyped player on the floor???? pic.twitter.com/VDNtz6N171
— ruben (@3rubengoat) March 31, 2024