Juventusi vazhdon ecurinë negative në Serinë A. Sot bardhezinjtë kanë regjistruar ndeshjen e 4-t radhazi pa fitore në kampionatin Italian. “Zonja e vjetër” është larguar me humbje nga “Olimpico”. Lazio ka marrë tre pikët përballë Juventusit, falë një goli të shënuar në fund të ndeshjes. Marusic-i tronditi bardhezinjtë në minutën e 93-të, kur e dërgoi topin në rrjetë pas një goditjeje në kokë.
Tashmë Juventusi qendron në kuotën e 59 pikëve në vendin e tretë në renditje. Poshtë tij qendrojnë Bologna me 54 pikë, Roma me 51 pikë dhe Atalanta me 50 pikë. Vlen të theksohet se si Bologna, ashtu edhe Roma me Atalantën kanë nga një ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Adam Marusic goal for Lazio’s lead over Juventus.#LazioJuventus
— Serie A Xtra (@SerieAXtra) March 30, 2024