Gjermania është rikthyer në lartësinë e dikurshme. “Pancerat” kanë marrë sot fitoren e dytë në po aq ndeshje miqësore. Pas Francës, gjermanët mposhtën edhe Holandën. Përballja e sotme mes dy prej Kombëtareve me historinë më të lavdishme në Europë janë ndeshur sot në një takim miqësor, i cili përfundoi me shifrat 2-1 në favor të Gjermanisë.
Tulipanët kaluan të parët në avantazh. Firmani zhbllokoi topin në rrjetë në minutën e 4-t të takimit, por vetëm 7 minuta më vonë Mitelshtadti ktheu sërish baraspeshën. Gjermanët dominuan ndeshjen për minututat e mbetura, çka solli edhe golin e fitores. Fyllkrugu shënoi golin e dytë të Gjermanisë në minutën e 85. Goditja e tij me sup e dërgoi topin përtej vijës fatale dhe për ta deklaruar golin të vlefshëm u pa e nevojshme ndihma e teknologjisë “goal line”. “Pancerat” morën kështu 2 fitore mjaft të rëndësishme në fund të këtij muaji, duke dhënë sinjale mjaft pozitive përpara Kampionatit Europian, i cili do të zhvillohet pikërisht në Gjermani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
FULLKRUG HAS GIVEN GERMANY THE LEAD!
Germany 2-1 Netherlandspic.twitter.com/hbUVgAuq6n
— Football World ? (@xFootballWorld_) March 26, 2024