VIDEO/ Nga makineri goli shndërrohet në çudinë e mbrëmjes, Portugalia humb ndaj Sllovenisë me Ronaldon

Portugalia ka qenë befasia e madhë këtë mbrëmje. Nga një makineri goli pak ditë më parë, kur pa Ronaldon në fushë shkatërruan Suedinë me rezultatin 5-2, luzitanët shndërrohen krejtësisht përballë Sllovenisë. Portugezët janë mposhtur me rezultatin 2-0 nga Kombëtarja ballkanasve.

Cerin-i shënoi golin e parë në minutën e 72-të, ndërsa vetëm 8 minuta më vonë Elsniku vulosi fitoren e Sllovenisë. Ronaldo luajti nga minuta e parë në këtë takim miqësor, por nuk arriti të linte gjurmë për Kombëtaren e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/